3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Gjykata Speciale, tash në varësi të BE-së

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se Kosova ka pasur për obligim vetëm përmbushjen e kërkesave sipas anës ligjore dhe këtë tanimë e ka bërë në tërësi dhe nuk ka obligime të tjera sa i përket funksionalizimit operacional. “Tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha Petrit Selimi për “Kosova Sot”

Pas ratifikimit dhe dekretimit të marrëveshjes finale me shtetin e Holandës, për vendosjen e selisë së Gjykatës Speciale në këtë shtet, nga ish-presidentja Atifete Jahja, veprim që ka ndodhur vetëm dy ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, tani Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e veta ligjore për t’i dhënë mundësi funksionalizimit dhe veprimit operacional të Gjykatës Speciale, një institucion ndërkombëtar i drejtësisë ndërkombëtare për krimet e luftës që do të jetë nën autoritetin kushtetues të shtetit të Kosovës.

Pas këtij veprimi të ish- presidentes Jahjaga, ratifikimit dhe dekretimit të marrëveshjes me shtetin e Holandës, veprimi i Gjykatës Speciale është krejtësisht i pavarur dhe institucionet kosovare nuk janë më të involvuara në ecurinë e procesit, madje as nuk kanë qasje në të dhënat e të dyshuarve potencialë që do të jenë objekt trajtimi në fillimin e operacionalizimit të kësaj gjykate.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pohuar se ministria që e drejton ai është jashtë këtij procesi, derisa ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, tha se Kosova ka pasur për obligim vetëm përmbushjen e kërkesave sipas anës ligjore dhe këtë tanimë e ka bërë në tërësi dhe nuk ka obligime të tjera sa i përket funksionalizimit operacional. “Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të dhomave të veçanta, tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha Petrit Selimi për “Kosova Sot”…

Më Shumë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit