2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Gjykata Speciale votohet javën tjetër?

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se deputetët ende nuk e kanë parë versionin e fundit të draftligjit për Gjykatën Speciale.

Javën e ardhshme mund të votohen amendamentet dhe paketa ligjore që mundëson formimin e Gjykatës Speciale. Kështu tha kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Ai nënvizoi se tash për tash deputetet ende nuk e kanë në disponim versionin e fundit te dratligjit për Gjyaktën Speciale. PDK nuk ka dilema per ta votuar ose jo gjykaten, po presim qe dratligji te pesoj ndryshime ne menyre qe te votojme sa me shpejt, pa humbur kohë, theksoi Grabovci duke konfirmuar dilmat që kanë deputetët e PDK për ta mbështetur këtë proces.

Në një intervistë për emisionin Debat të RTK që transmetohet sonte nga 20:50, Grabovci u pergjigj edhe për temën nëse PDK po dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare.

A ka ‘razi’ mes PDK e LDK, apo, a do ndihet komode PDK me kryministrin Mystafa edhe gjatë katër viteve të ardhshme? Sonte, Adem Grabovci, në cilësinë e kryetarit të grupit më të madh parlamentar, jep pergjigje edhe në këto pyetje dhe për këto probleme.

Më Shumë

Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi...

FSK-ja përkujton viktimat e ortekut tragjik në Restelicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nderuan dhe përkujtuan viktimat e ortekut tragjik të vitit 2012 në Restelicë. Ndryshe 14 vjet më parë ndodhi nga...

Lajmet e Fundit