2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Gjykimi Mujës vazhdon nesër, dëgjohen dëshmitarët

Ramadan Muja

(E plotësuar) Ka përfunduar edhe seanca e sotme ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë.

Në seancën e sotme Prokuroria ka prezantuar disa dokumente si prova kundër Mujës dhe të tjerëve, e në bazë të cilave ajo pretendon se zyrtarët komunalë dhe lideri i tyre kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha tha se bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale.

“Janë dokumente të cilat janë marrë nga organet komunale që janë përpiluar gjatë kohës së rregullimit të çështjes, ose të transferit të pasurisë ose lidhjes së kontratave të njërës apo tjetrës kompani me organet e komunës”, tha Berisha për Express.

“Sipas Prokurores është bërë tejkalim i kompetencës me lidhjen e tyre”, shoti ai.

Berisha tha se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10 me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë, e të cilët arrijnë gjithsej numrin 30.

………………………

Lexohen provat ndaj Mujës dhe drejtorëve të ti

Gjyqëtari Vlademir Nikula, që dy orë rresht është duke i lexuar provat që prokurorja Natasha Vikeri ka siguruar kundër kryetarit, Muja dhe pesë drejtorëve të tij.

Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi ka kërkuar që në kuadër të provave të përfshihet edhe Plani Zhvillimor i qytetit./PrizrenPress.com/

…………………

Filloi seanca e dytë ndaj Mujës

Në Gjykatën Themelore në Prizren sapo ka filluar seanca e dytë gjyqësore ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe drejtorëve të tij. Gjykimi ka filluar me gjysmë ore vonesë, pasi që gjyqtari Vladimir Nikula nuk është paraqitur me kohë në sallë.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtes i Mujës ka kërkuar që provat matriale fillimisht të shikohen dhe në fund të komentohen. Me këtë propozim është pajtuar edhe gjyqtari i çështjes./PrizrenPress.com/

…………………

Sot, dita e dytë e gjykimit të Mujës 

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot mbahet dita e dytë e gjykimit kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Procesi gjyqësorë ndaj zyrtarëve të komunës së Prizrenit, do të vazhdojë edhe nesër.Muja dhe pesë drejtorët e e tij, dje janë deklaruar të pafajshëm. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm. “Jam i pafajshëm”, tha Muja. Ai ka thënë se e kupton akuzën. Të pafajshëm kanë deklaruar edhe drejtoret e tjerë.

Edhe Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se klienti i tij, të ketë kryer vepër penale. Sipas tij, në ekzekutimin e vendimeve të Mujës, mund të ketë pasur lëshime procuderale, por ato lëshime nuk janë bërë për përfitime personale.

“Të gjithë vendimet që nënshkruan kryetari përgatiten nga zyra ligjore”, tha Berisha.Avokati Berisha, ka thënë arma më e fuqishme në këtë çështje për palën mbrojtëse do të jenë provat e prokurores së çështjes.
Avokatja tjetër e Mujës, Bahrie Besimi, ka thënë ndërkaq se ky proces është politik që është bërë nga ata që dëshirojnë të vijnë në pushtet.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

47 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Nga këto aksidente, 15 ishin me të lënduar dhe 47 me dëme...

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Lajmet e Fundit