2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Gjyqësori në Kosovë e dha provimin

qekiqi gjykatËshtë përuruar objekti i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Dega në Gllogoc, i cili është rinovuar nga Qeveria e SHBA-ve dhe ajo e Norvegjisë.

Ky renovim i cili është mbështetur përmes programit për sundimin efektiv të ligjit të USAID-it, është objekti i 20-ë i cili është rinovuar në kuadër të këtij projekti dhe është cilësuar lartë për nga transparenca efikasitet dhe qasja e qytetarëve në të.

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Jacobson, e ka quajtur këtë një hap të madh për sistemin e drejtësisë në vend dhe për shtetin e Kosovës.

“Dëshiroj që të theksoj se përveç se është një prioritet i madh i krejt Institucioneve të Kosovës për krejt punën që bënë USAID-i për renovimin e ndërtesave të gjykatave, ne kemi edhe kolegët nga departamenti i drejtësisë të cilët punojnë me çështje të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit si për shembull kontributi i tyre për procedurë penale dhe kodin penal, si dhe trajnimi për teknikat e reja për të zvogëluar rastet e mbetura siç është edhe pranimi i fajësisë. Besoj se sot është e rëndësishme që të flasim edhe për zgjedhjet e lira dhe të qeta në Kosovë dhe dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë në sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit se zgjedhjet që janë mbajtur gjatë muajve kanë qenë të suksesshme”, ka thënë ajo.

Jacobson ka shtuar se provimi final i këtij sistemi do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme të cilat pritet të mbahen së shpejti.

Kurse, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se është një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në renovimin e kaq shumë objekteve të gjykatave në mbarë Kosovën, duke shtuar se gjyqësorit në vend i mbetet që ta kryej punën me nder dhe ta kthej besimin e qytetarëve të cilët siç tha ai, kanë nevojë që t’i besojnë gjyqësorit.

“Në drejtim të asaj që e tha edhe Ambasadorja edhe të gjithë ndoshta është një përshtypje e veçantë që me të vërtetë gjyqësori dhe organet e ndjekjes në këtë radhë e kanë dhënë provimin ta quaj ashtu sa i përket zgjedhjeve ë lira dhe demokratike, ka qenë një koordinim ta quaj ashtu ndërinstitucional i gjithanshëm, një vetëdijesim i qytetarëve dhe një promovim i asaj që me të vërtetë organet e ndjekjesdhe gjyqësori do të veproj në rast se keqpërdoret vota e qytetarit dhe unë po shpresoj se me të vërtetë ajo i dha rezultatet e veta”, theksoi ai.

Kurse, kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, i ka falënderuar të gjithë kontribuuesit në ndërtimin e këtyre objekteve dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor.

“Gjithashtu dua të falënderoj edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës në kontributin e tyre në avancimin e drejtësisë në vendin tonë. Sot do të bisedojmë për rolin që e kanë gjykatat në përkrahjen e zgjedhjeve të lira e demokratike dhe se si një gjyqësor i fuqishëm përforcon këto vlera demokratike duke zbatuar procedurat standarde të gjykimit të rasteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë më i lehtë dhe më efikas”, ka thënë ai.

Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se është mirë që këto kushte që janë duke u ndërtuar, që janë duke u mbështetur nga Qeveria Amerikane dhe donatorët tjerë pasi kjo është pjesa më e rëndësishme, për pjesën e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

“Mua më vjen shumë mirë që edhe i nderuari Ibrahimi edhe i nderuari Peci tashmë veç e kanë kuptuar secilin problem që ka ekzistuar në të kaluan dhe po e shihni që po i pranojnë ato pjesë të gabimeve që kanë ekzistuar në të kaluarën dhe që kanë punuar për ta ndërruar atë trendin i cili përfill në rastin e trajtimit të lëndëve të zgjedhjeve në 2010 ka qenë vërtetë jomeritor dhe kjo ndikoi edhe në publik sepse dënimet që janë shqiptuar fillimisht nga ana e gjykatave komunale kanë qenë dënime kryesisht me gjobë dhe me kusht dhe dënimet këto të cilat assesi nuk kanë arrit ta mbërrijnë qëllimin e dënimit. Dihet se çka është qëllimi i dënimit, qëllimi i dënimit është që jo vetëm me kuptua pra edhe me vuajt krimin të cilin e ka bërë kryesi por edhe të ndikoj tek të tjetër të arrihet një sensibilizim në lidhje me atë”, ka thënë ai.

Në takim, të pranishmit kanë debatuar kryesisht rreth raportimit dhe intervenimit të gjyqësorit në raportimet e parregullsive në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe 1 dhjetorit në Kosovë.

Më Shumë

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të...

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Lajmet e Fundit