6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Godet Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi po dezerton, ta menaxhojmë humbjen e tij

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka thënë se partia e Hashim Thaçit tani është në një konfuzion total. Sipas tij largimi i Qeverisë Thaçi duhet të menaxhohet në mënyrë të kujdesshme.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Haradinajt në Facebook.

Veprimet e fundit të Kryeministrit në largim dhe Qeverisë së tij siç është abuzimi me kandidatët për deputetë, largimi me urdhër politik i gazetarëve që do të duhej të ishin të pavarur nga politika e veprimet tjera jo demokratike dhe jo parimore në kohë të zgjedhjeve janë shenja më e qartë e një konfuzioni total që e ka përfshirë PDK-në dhe udhëheqjen e saj.

Tani duhet të kemi kujdes që këtë tranzicion politik ta bëjmë sa më të butë dhe mundësisht të përshtatshëm për qytetarët e vendit.

Largimi i kësaj Qeverie duhet të menaxhohet në mënyrë të kujdesshme, në mënyrë transparente e demokratike. Jo siç është vepruar deri më tani me sjellje të regjimeve jo demokratike.

Ndryshimi i kësaj Qeverie duhet të përcillet edhe me ndryshimin e logjikës së keqe që është futur ne ekzekutiv dhe institucionet e pavaruara. Duhet të ndërpritet metastazimi i logjikës korruptive, nepotiste dhe klienteliste.

Asnjë nga profesionistët e vërtetë dhe punëtorët e ndershëm të administratës nuk duhet të trembet për vendin e vet të punës. Pavarësisht përkatësisë së tyre partiake askush nuk do të ndëshkohet. Këtë ua garantoj unë!

Në qeverisjen time, askush nuk do të largohet nga puna pse mendon politikisht ndryshe.

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Lajmet e Fundit