Promovohet libri ‘Haga e Ramush Haradinajt’

promovim libri haradinajLibri ‘Haga e Ramush Haradinajt’ i autorit Michele O’Raili, është promovuar sot në Pejë. Me këtë rast u tha se ky libër do të shërbejë për t’ua treguar të vërtetën edhe atyre që nuk e dinë, madje një kontribut edhe për ligjin ndërkombëtar, transmeton kp.

Ndërsa, Ramush Haradinaj u vlerësua si njeri që i dha shembull gjithsecilit për respektimin e drejtësisë, ku doli fitues edhe në Hagë, ashtu siç doli fitues në luftë, në paqe si politikan i shtetit, e që u mbijetoj edhe rreziqeve të luftës, por edhe taksirateve në paqe.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se shkrimi i këtij libri është munduar t’i shërbej në radhë të parë shqiptarëve, por mundësisht edhe ligjit ndërkombëtarë. Ai tha se Kosova mund të jep një kontribut në kualitet edhe në ligjin ndërkombëtar.

Ai ka ritheksuar se kur i kishin thënë se është i akuzuar nga Haga, shumë ndërkombëtarë i kishin thënë se a kishte ndonjë kusht, cilat janë kërkesat, por ai u kishte thënë atyre që vetëm të ia japin akuzën dhe ai do të shkoj menjëherë të nesërmen.

Publicisti dhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, duke folur për librin tha se Libri ‘Haga e Ramush Haradinajt’, me gjasë do të duhej të kishte një tjetër titull, ‘Kosova e Ramush Haradinajt, apo ‘Ramush Haradinaj dhe Kosova’.

Shala tha se fati i një kombi shënohet me jetëshkrim et e personaliteteve të mëdha politike dhe ushtarake dhe me sakrificën e jashtëzakonshme të kombit shqiptarë për ndërtimin e qëllimeve kryesore politike.

Ai theksoi jeta e Ramush Haradinajt përbënë atë pjesën qendrore të mozaikut që është krijuar nga figurat kryesore politike dhe ushtarake shqiptare të Kosovës që ishin në ballë të lëvizjeve për çlirim dhe pavarësi.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit