18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Goditen katër raste të transportimit të emigrantëve të paligjshëm drejt Kosovës

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar kontrolle të përbashkëta në terren, për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta, gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, për të cilat janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. C. 48 vjeç dhe E. Rr. 25 vjeç, banues në Tiranë; B. S. 62 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 65 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme, përgjatë aksit rrugor Tuneli i Kalimashit – Morinë, duke transportuar secili me automjetin e tij, emigrantë të paligjshëm (në total 26), të cilët do t’i ndihmonin që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit 100-200 Euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët e paligjshëm, 3370 euro dhe 150 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe 4 aparate celulare./tvklan

Më Shumë

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Totaj merr pjesë në dëgjimet publike në disa fshatra për buxhetin e vitit 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka  marrë pjesë dje në dëgjimet publike në disa fshatra  për...

Lajmet e Fundit