-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Gorozhupi i Hasit e ka shpresën në turizëm

Fshati Gorozhup i Hasit, i cili bashkon Kosovën me Shqipërinë, shumë shpejtë do shndërrohet në destinacion turistik. Invesitmet nga Komuna e Prizrenit, fillimisht në ndërtimin e çeshmes, do u mundësojnë qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë të bashkohen në këtë pikë.

Banorët thonë se dora e shtetit u ka munguar, e komunarët zotohen për investime.

Sahit Martinaj, banor i fshatit Gorozhup, ende i ka të freskëta kujtimet e dekadave më pare, kur mbushnin ujë familjet e Gorozhupit dhe të disa fshatrave të Shqipërisë në kufirin ndërshqiptar. Derisa flet për të kaluarën, Sahitin e gëzon fakti që më në fund dikush po kujdeset për t’ia rikthyer krenarinë Gorozhupit.

“Edhe në kemi marrë ujë andej edhe ata të Shqipërisë këndej. Ka qenë kohë e rëndë. Nuk kemi pas mundësi komunikimi edhe pse dëshira nuk ka munguar”, tha ai për Radio Kosovën.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Në fshatin ndërkufitar që lidh Hasin me Shqipërinë, Komuna e Prizrenit ka nisur investimet. Aty është ndërtuar çeshmja, e cila edhe e identifikon fshatin, e që ka qenë si pikë komunikimi mes njerëzve andej dhe këndej kufirit.

Se Gorozhupin po synojnë ta shndërrojnë në destinacion turistik e thotë edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili thekson se ky vend ka një simbolikë të veçantë, pasi takoheshin vëllezërit e motrat nga gjaku në kushte tejet të vështira.

“Është vend simbolik, i cili tregon se përkundër minave serbe e regjimit të Enver Hoxhës, populli ka ditë të komunikojë dhe largojë kufijtë”, tha Haskuka.

Ndërkohë dhe kryetari i Bashkisë së Krumës, Liman Morina po beson se lidhjet e Hasit me Krumën do të forcohen edhe më shumë falë projekteve që edhe po i realizon Komuna e Prizrenit.

“Investim me vlerë historike, i cili u lihet pasardhësve tanë për të kujtuar lidhjet miqësore. Ka qenë kohë dramatike, kur banorët mbushnin ujë në një vend”, theksoi Morina.

Komuna e Prizrenit ka investuar 25 mijë euro në këtë projekt.

Më Shumë

Shfaqja “Qeni i Baskërvilëve” hap programin e sivjetmë në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”

Programi i shfaqjeve në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” hapet këtë fundjavë me komedinë “Qeni i Baskërvilëve” të autorit Arthur Conan Doyle dhe regji...

Bora vështirëson qarkullimin drejt Prevallës, ekipet e pastrimit janë në terren

Banorë të trevës së Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) në Prizren kanë shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës. Sipas...

Lajmet e Fundit