9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Grabitet e dhunohet natën një invalide

Banesa e një gruaje invalide u sulmua nga dy persona të maskuar.

Grabitësit hynë nga dritarja e tualetit, duke shfrytëzuar një tub aspirimi të vendosur në pjesen ballore të pallatit, në qendër të Korçës.

Pasi e goditën me mjete të forta në kokë dhe brinjë invaliden, e cila mbeti pa ndjenja, grabitësit nisën bastisjen e shtëpisë. Ata u larguan prej andej pasi morën një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri.

Me gjithë pershkrimin e karakteristikave fizike të dy grabitësve, policia e Korçës ende nuk ka rënë në gjurme të tyre.

Gruaja, e cila jeton bashkë me nënën e paralizuar, ka një dyqan për ndreqjen e orëve në zonen e pazarit.

Sipas policisë, autorët kane studiuar çdo lëvizjë të 58-vjeçares./ABCNews/

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Lajmet e Fundit