14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Grabitet një pompë në Piranë të Prizrenit

Nën kërcënimin e armës automatike është grabitur mbrëmë pas mesnate një pompë në fshatin Piranë të Prizrenit

Në këtë pompë hajni ka plaçkitur rreth 3 mijë euro.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, një person i veshur me ‘duks’ të zi, me armë automatike ka hyrë në pompë dhe nën kërcënimin e armëve i ka marrë paratë.

Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga personat përgjegjës të pompës, por përkundër kësaj akoma nuk ka arrestuar askënd lidhur me rastin.

Sinjali mëson se është bërë analizimi i provave dhe video incizimeve dhe pritet që së shpejti të ketë rezultat konkret në zbardhjen e krimit.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Më Shumë

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Delirium

Lajmet e Fundit