7.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Gratë e Krushës së Vogël, ende mes dhimbjes e forcës për të jetuar

Nait Shehu nga Krusha e Vogël, ishte vetëm 18 vjeç kur forcat serbe e vranë gjatë luftës, së bashku me 3 vëllezërit dhe babanë e tij.

Edhe pas 21 vjetësh, trupat e tyre vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nëna e tyre, Ajshja, ndihet e anashkaluar nga institucionet, të cilat thotë se asnjëherë për këto dy dekada nuk u interesuan për fatin e tyre, raporton KTV.

Vetëm në familjen Shehu, gjatë luftës, forcat serbe vranë e masakruan 39 djem e burra, ku më i vogli ishte 13-vjeçar.

Fatin e njëjtë e pati edhe Nexhmie Batusha, së cilës ia vranë dy djemtë, Visarin 15 vjeç, e Enverin 21, si dhe bashkëshortin.

Shuma të cilën ajo merr si ndihmesë nga institucionet e Kosovës, sipas saj, është e vogël për të mbijetuar si e vetme në shtëpi.

E me sfida të shumta që nga paslufta u përball edhe Fatime Shehu, që humbi dy djemtë dhe burrin.

Më 26 mars të këtij viti bëhen 21 vjet nga masakra e Krushës së Vogël, ku u vranë 113 burra e djem të këtij fshati e familjarët vazhdojnë ende të kërkojnë drejtësi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Më Shumë

Bekim Gashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, Gashi ka...

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Delirium

Lajmet e Fundit