5.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Gratë në politikë, garniturë apo faktor vendimmarrës ?

Shkruan: Bardha Alimeta

Gjithmonë është diskutuar dhe luftuar për barazinë gjinore. Roli i saj në shoqëri padyshim është mjaft i rëndësishëm përderisa jemi 50/50 e popullsisë ajo duhet të ketë të drejtën e saj për tu përfshirë në jetën politike. Duke ndjekur nga afër politikën dhe rolin e gruas në vendimmarrje mendoj se janë bërë hapa pozitive por kur shikon se gruaja në politikë është vendosur aty si detyrim statutor.
Kjo nuk të vjen mirë .Gruaja është e afte të drejtojë familjen pse jo dhe vendin.

Duke parë që vendet e zhvilluara gruaja gëzon këto të drejta na del për detyrë dhe në këtu në vendin tonë të arrijmë standartet europiane.Unë jam një grua e cila kam kandiduar për një forcë politike madje jam pjesë e Rrjetit Barazi në vendimarrje ku si anëtare e bordit drejtues kemi bërë përpjekjet tona për të imponuar partitë politike të përfshijnë gratë në listat zgjedhore por jo nga fundi.

Nga rezultatet e para ishim ne kuotën 16 % tani kemi arritur ne 30% .por ende ka shumë për të bëtë persa i përket rolit të gruas në vendimarrje.Kam bindjen se dhe miket e kolegët e mia gra qe kandidojnë në Kosovë janë të qarta për rolin që ato kanë e duhet të jenë të gjitha bashkë për të mbështetur njëra tjetrën në këto zgjedhje ..sepse ne e dimë që një pjesë e dështimit vjen dhe nga lufta brenda llojit ku vetë gratë refuzojnë të mbështesin gruan e në vend të saj votin një burrë. Unë besoj se gruaja të qenarit në politik për një grua është një sfidë e madhe dhe do mjaft energji pasi gruas i duhet të përmbushë të gjitha detyrat familjare e me pas të bëjë dhe karriere.Pra pa nëe mbështetje të fortë të familjes ajo nuk mund të ketë sukses.

Në bindjen time gratë shqiptare kudo ato janë gra të sakrificave të shumta. Do të dëshiroja që të gjitha zonjat që kandidojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes jo vetëm deputete por dhe pizicione dytësore Ato janë kreative të bukura të mençura janë profesioniste të shkëlqyera nëna të mrekullueshme besojuni atyre sepse ato janë të pakorruptueshme dhe korrekte ..Duke besuar se gratë janë aq të afta të menxhojne familjen pse jo dhe vendin.Suksese zonjave kandidate pa dallim ngjyrash partiake e rëndësishme është roli i gruas prezenca e saj në Parlament do ti jap ngjyra atij..

Faleminderit për mundësinë që me dhatë për këtë mesazh për gratë!

/Autorja është shkrimtare, kryetare e Degës Librazhd dhe Unionit Shqiptar i Shoqërisë+ Civile – USHC /

Më Shumë

35 vjet nga nisma e pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën

2 shkurti i 1990-tës shënon nisjen e aksionit atdhetar dhe humanitar për faljen e gjaqeve.   Në krye të kësaj u vu atdhetari, Anton Çetta. Kjo iniciativë...

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus”, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të të ndjerit

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Haxhi Selmanaj ka deklaruar se tani të ndjerin Z.K. e kishte goditur...

Lajmet e Fundit