6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Gravina s’dorëzohet: Nuk firmos kurrë për bllokimin e futbollit

Gabriele Gravina nuk heq dorë nga rikthimi i skuadrave në fushën e blertë dhe përfundimi i sezonit 2019/2020, në Serie A dhe gjithë kategoritë e futbollit italian. Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) tregohet i prerë në prononcimin për Gazzetta dello Sport.

“Ndjenja ime e përgjegjësisë më çon të kem një plan B, C dhe D. Sa të jem president i FIGC nuk do të firmos kurrë për bllokimin e kampionateve, diçka e tillë do të ishte vdekja e futbollit italian. Unë mbroj interesat e të gjithëve, kështu që, e përsëris, refuzoj nënshkrimin e një bllokimi total të futbollit.

Përveç kushteve objektive, në lidhje me shëndetin e anëtarëve, trajnerëve, stafit teknik dhe ekspertëve, por dikush duhet të më thotë në mënyrë të qartë. A mund ta imagjinoni me sa mosmarrëveshje duhet të përballemi në rast të ndalimit të futbollit?

Kush ngjitet në Serie A? Kush do rrëzohet një kategori më poshtë? Çfarë të drejtash do të shkelim? Të gjithë bëjnë thirrje për të mos rinisur ndeshjet, qeveria e bën atë, po na imponohet, por unë gjithmonë do t’i respektoj rregullat. Kurrë nuk do të nënshkruaj për pezullimin e kampionatit”, deklaron Gravina.

Më Shumë

Gjysmëfinalet e Kupës premtojnë emocione të forta në Prizren

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Kupën e Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Në sfidën e parë do të përballen Proton...

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

Lajmet e Fundit