4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Greva vazhdon

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se greva do të vazhdojë në të gjitha institucionet, derisa ka theksuar se punëtorët e arsimit nuk mund t’i largojë askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave.
SBASHK thotë se greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor duke filluar nga çerdhet, institucionet e arsimit parauniversitar dhe në universitete do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri sa institucionet e shtetit nuk përmbushin kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK për ngritjen e koeficienteve në projektligjin e pagave për 30 % për të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës.

“SBASHK ka përcjellë me kujdes situatën në tërë Kosovën gjatë grevës dhe fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën legjitime të SBASHK-ut. Po ashtu, i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë presione ndaj grevistëve sepse do të përballen me ligjin e drejtësinë ngase greva jonë është legjitime dhe këtë të drejtë e mbron edhe ligji mbi grevat dhe konventat ndërkombëtare. Punëtorët e arsimit nuk ka mundur t’i frikësojë e t’i largojë nga misioni i tyre i shenjtë as pushtuesi serb me gjithë atë dhunë në vitet e 90-ta. Punëtorët e arsimit nuk mund t’i largojë as sot e gjithë ditën askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave. Ne nuk po kërkojmë as me shumë e as më pak se të tjetër dhe prandaj do të qëndrojmë të palëkun dur në angazhimet dhe përpjekjet tona për të realizuar kërkesën e drejtë për ngritje se paku për 30 % të koeficienteve për të punësuarit në tërë sistemin arsimor”, thuhet në komunikatë.

SBASHK njofton se nesër kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë, Vushtrri dhe Obiliq, për të bashkëbiseduar me grevistët.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

PDK-ja propozon Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është...

Lajmet e Fundit