Haxhi Avdyli: Shteti në bllokadë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, vlerëson se shteti i Kosovës, gjendet në bllokadë.

Ai, numëron arsyet kryesore që kanë sjell vendin në këtë situatë të keqe.

Postimi i plotë në Facebook

Viti i 2019, për Kosovën viti i nisur më i keq që nga 1999.
1.Derisa shumica e shteteve , buxhetin e aprovojnë në nëntor,e dhjetor, Kosova ka filluar vitin 2019 e nuk e dinë akoma a do ketë buxhet për këtë vit.

  1. Derisa shtetet fqinje po forcojnë pozita e aleancat, ne jemi në pikën më të ulët të marrëdhênjeve me miqtë tanë strategjik si SHBA e BE, me një konjukturë politike të izoluar, ku as viza nuk i ipet.
  2. Derisa shtetet rajonale deri 2025 do bëhen shtete anëtare, Kosovës as liberalizimi i vizave nuk iu lejua.
  3. Derisa shpenzimet për diplomaci po rriten, njohje të reja ska , kanë filluar çnjohjet . Anetarësimet në organizata ndërkombetare janë bllokuar.
  4. Ka filluar dialogu me shtetin gjenocidal Serb , për territorin e Kosovës dhe autonomi të komunave Serbe.
  5. Konjuktura udhëheqese e shkapërdedhur, e përqarë, pa vendimarrje, sdihet kush është Kryeministri, kush ka timonin e shtetit, Thaqi, Haradinaj, Veseli, Limaj , të gjithë apo asnjëri. Kuvendi i bllokuar pa shumicë parlamentare qeverisëse e pa shumicë opozitare që krijon shumicë të re.
  6. Sistemi shëndetësor i kolabuar, ska operacione, e shërbime janë cunguar. Mijêra Kosovarë po lëngojnë në pritje për operacione , për shkak të grevave të arsyeshme përshkak Kirurgu vlerësohet me 580 Euro e shoferi i zëvendësave të zëvendësave të qeveritarëve me dyfishin e pagave të tyre.
  7. Shkollat në dry, fëmijët Kosovarë enden rrugëve, pa dije e të privuar nga drejta themelore e shkollimit, për shkak se Qeveria fyu mësuesin e arsimtarin me kuotën më të ulët nga shumica profesioneve derisa për veten ia rriti pagën deri në 3000€, edhe pa ligj edhe pa kuotë por me vendim arbitrar e në kundërshtim me ligjin.

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit