9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Gruaja e Agim Ramadanit: Kur ta nie zanin tan, dekë me kanë çohna n’kamë

Sot shënohet 21 vjetori i rënies së luftëtarit dhe heroit, Agim Ramadani, i cili ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri abshkë me shokët e vet.

Heroin tonë e ka përkujtuar edhe gruaja e tij me një shkrim tejet emocionues në profilin e saj në Facebook, ku ka shprehur mungesën dhe mallin e madh që ndjen për të.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Shukrije Ramadanit.

“Kur ta nie zanin tan,dek me kon qohna n’kam” sa herë bashk kemi kënduar këtë këngë e vrik jemi ngritur në këmbë duke bërë shaka,cili u ngrit më shpejtë!!! Qe 21 vjet në heshtje të thërras e të pres të ngrihesh bashkë me mua! Më mungon buzëqeshja jote,shiqimi i thellë e fjala e ëmbël që ma bënte ditën të lumtur!Kitara jote,çiftelia,fyelli e kavaleti i pikturave kan mbetur të pa prekura! Ngjyrat jan tha e vyshkur bashkë me mua,se gjallërinë me vete e morre! E din Agim,unë kam besuar se dashuria ime është më e fortë se vdekja e gjithsesi do të nxjerrë nga thonjët e sajë dhe ende nuk dor?zohem,shpresoj se e kam këtë forcë!’ / KultPlus.com

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit