2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Gruaja e Bekim Fehmiut, Branka Petriq, rrëfen për jetën me bashkëshortin

Dje u bënë 12 vjet që Bekim Fehmiu ndërroi jetë dhe pas vetes la djemtë dhe bashkëshorten Branka Petriq.

Aktorja Petriq pohoi se ende e ka të freskët në kujtesë ditën kur i dashuri i saj, Bekimi, e la këtë botë- ndërsa gjërat e tij edhe më tutje i ruan në shtëpi.

“…Atë ditë ishte tmerrësisht nxehtë, e mbajë në mend për mrekulli. Ai më nuk është, por gati gjithçka që i takoi atij, gjërat e tij, syzet, topat për ushtrimet e dorës, rrobat, janë në shtëpi dhe për mua secila ditë është e njëjtë sikur këto dhjetë vjet që kaluan”.

“Kur ta mendoj, unë tash jam 10 vjet më e vjetër se ai. Më vjen keq që nuk po e ëndërroj aq shpesh. Njerëzit e dashur, i shoh në ëndërr më shpesh. Shumë nga gjërat e tij i kam dhuruar, por nuk mundem të heqi dorë nga të gjithat. Edhe pse ndonjëherë mendoj që do të kisha më shumë hapësirë në orman nëse do ta bëja këtë. Por nuk dua ’ta uzurpojë’ hapësirën e tij”.

“Kjo është kështu, ‘ai është aty’, vendi në të cilin bëri ve të vrasje edhe më tutje quhet ‘dhoma e Bekimit’. Biblioteka e tij dhe kompjuteri janë aty”, tha Branka kohë më parë për revistën “Gloria”, transmeton “ObserverKult”.

Së fundi, gjatë kohës kur mbretëronte gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ajo e shfletoi arkivën e saj “sentimentale”.

“‘Shëtita’ nëpër tekstet e shkruara për ne, porositë, fotografitë. Për këtë është e nevojshme shumë kohë dhe përqendrim total. Nuk kam pasur shfaqje, prova e as obligime, përveç punëve të shtëpisë.

Kam hapur secilën letër. Para derës gjendet një grumbull i librave të cilat më s’kanë rëndësi si dhe skenaret që kurrë nuk janë realizuar”, tha ajo.

Më Shumë

Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin...

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Lajmet e Fundit