2.9 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Gruaja nga Prizreni arrestohet në Prishtinë me dyshimin se vodhi ari me vlerë 6250 euro

Nje grua me inicialet K.M., dyshohet se i ka vjedhur stoli me vlerë prej 6250 euro familjes Vezaj nga Prizreni. Gruaja dyshohet se e ka mashtruar djalin 10 vjeçar i cili ishte i vetëm në banesë në momentin kur ajo kreu aktin.

“Unë isha në gjumë dhe ajo erdhi e i ra ziles, unë e qela derën dhe po e shoh atë të panjohshme. Pasi i thash se kush je ti, ajo tha “kojshia i katit të dytë dhe jam ardhë me marrë një gjylpanë”, ka thënë djali 10 vjeçar.

Sipas versionit të djalit, gruaja i kishte thënë djalit se kishte folur paraprakisht me nënë e tij në telefon, dhe se gjilpëra ka në dollapin e dhomës.

Gruaja me inicialet K.M. është arrestuar falë xhirimeve të kamerave të sigurisë, por jo në Prizren.

“Lokalizimi i saj është bërë në Prishtinë, ku kanë arritë edhe ta arrestojnë të dyshuarën” ka konfirmuar policia.

Sipas policisë kjo gruaja është dyshuar edhe për dy raste të vjedhjeve dhe për këtë ekziston një fletarrest.

Më Shumë

Nderohet kujtimi dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës në përvjetorin e tij të dytë

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkëpunëtorët dhe familjarët e të ndjerit...

IHMK apel për shkak të ngricave: Kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët e të moshuarit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive...

Lajmet e Fundit