Gruaja nga Prizreni e infektuar me koronavirus lind foshnjën në QKUK

Në mesnatën midis të premtes dhe të shtunës, në Klinikën Gjinekologjike të qendrës spitalore të vendit, për herë të parë në Kosovë lindi një grua gjatë kohës së të qenit e infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një 30 vjecare nga Prizreni, e cila sa ishte shtatzënë në fëmijën e dytë ishte e konfirmuar me covid 19. Në këtë gjendje, ajo shkoi për trajtim në spitalin e Prizrenit, mirëpo për shkak të indikacioneve për lindje të parakohshme ajo u referua për në QKUK.

Lindja e foshnjës ndodhi në javën e 32 të shtatzënisë në një sallë të veçantë që kjo klinikë e ka dedikuar për të tilla raste, ashtu sikurse edhe dhomën e izolimit./KlanKosova

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit