Gruaja vret burrin në mes të pazarit në Milot

Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë nga duart e bashkëshortes së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së dielës në tregun e Milotit të Shqipërisë.

Policia njofton se 42-vjeçari me inicialet K.D., është qëlluar me armë zjarri të llojit pistoletë nga bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja me inicialet V.D., banuese në Rrëshen.

Ngjarja ka ndodhur në tregun e Milotit dhe sipas dëshmitarëve, krismat janë dëgjuar pak pas orës 07:00.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka prangosur autoren, që është munduar të largohet pas krimit.

Një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar motivet e ngjarjes së rëndë. /21Media

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit