Fshati Fortesë i Rahovecit merr një vendim për imamin që ofendoi Haradinajt

Kryesia e fshatit Fortesë të komunës së Rahovecit ka kërkuar shkarkimin e hoxhës Bedri Bytyçi nga kjo kryesi.

Kjo, për shkak se imami kishte bërë deklaratë skandaloze lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinaj, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin të gjithë e njohin si veprimtar të çështjes kombëtare.Lajmin e kanë bërë të ditur disa lexues të cilët kanë thënë se me të lexuar deklaratat e Bytyçit, kryesia e fshatit është mbledhur dhe ka dalë me vendim për shkarkim të këtij hoxhe.

I njëjti, pasi iu bë publik në media, ka mbyllur edhe faqen e tij në Facebook.Gazeta Blic ka bërë përpjekje që të marrë një qëndrim nga ai lidhur me rastin, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit