Erling Haaland e ka shijuar në maksimum sezonin e parë në Angli, dhe këtë e dëshmojnë numrat e tij.
Haaland, ka pasur një sezon të parë sensacional në City që kur iu bashkua nga Borussia Dortmund, duke shënuar 36 gola ndërsa City mbrojti titullin e Premier League.
Reprezentuesi norvegjez gjithashtu shënoi 12 gola për të ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ai shpreson të përfundojë punën kur ata të përballen me Interin në “Ataturk Olimpiyat Stadyum” më 10 qershor.
“Kjo është arsyeja pse ata më blenë sigurisht, për ta marrë këtë, ne nuk duhet ta fshehim. Do të thoshte gjithçka. Unë do të bëj gjithçka që mundem që të përpiqem ta realizoj. Është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj që ëndrrat të më realizohet”, u shpreh Haaland për BBC.
Përpara se të përballet me Interin në Turqi, City do të ketë punë me rivalët lokalë Manchester United në FA Cup.
“Nuk do të jetë një lojë e lehtë. Ne duhet të luajmë lojën tonë. Duhet të mos mendojmë shumë, duhet të fokusohemi te vetja dhe duhet të luajmë lojën që duhet të luajmë”.
City do të përballet me Unitedin, të shtunën duke filluar nga ora 16:00, në “Wembley”