8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

120 të vdekur dhe 850 të plagosur në Indi, pas një përplasjeje mes dy trenave

Më shumë se 120 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje mes dy trenave në shtetin lindor të Indisë Odisha, thonë zyrtarët.

Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në distriktin Balasore, thotë kryesekretari i Odisha, Pradeep Jena.

Një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat para se të goditet nga një tjetër në shinat ngjitur vonë të premten, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Indian Railëays tha se dy shërbimet e përfshira ishin Coromandel Express dhe Howrah Superfast Express.

Duke folur me gazetarët në vendin e përplasjes, zyrtari i Shërbimeve të Zjarrfikësve Odisha, Sudhanshu Sarangi tha: “Tani kemi gjetur më shumë se 120 trupa të vdekur”.

Ai paralajmëroi se shifrat “mund të rriten ndërsa ne përfundojmë procesin” e kontrollit të karrocave të përmbysura.

Jena më herët tha se rreth 850 u plagosën dhe më shumë se 100 mjekë të tjerë janë mobilizuar. Përpjekjet e shpëtimit ishin “në lëvizje të plotë”, shtoi ai.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte i shqetësuar nga incidenti.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e fatkeqësisë dhe e gjithë ndihma e mundshme po u jepet të prekurve”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Amit Shah e etiketoi incidentin “thellësisht shqetësues”.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit