8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Hajdari: Këto janë produktet që do të kenë çmime ‘tavan’

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës plenare në të cilën në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve, ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.

Ministrja Rozeta Hajdari, ka arsyetuar projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ajo tha se ky ligj do të aplikohet në rastet kur do të kemi destabilizim të çmimeve në treg, raporton RTKlive.

“Ky ligj sot të zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produktet ekonomike dhe ka efekt nëse kemi mungesë të produkteve. Ky projektligje ka paraparë masa mbrojtëse në raste të veçanta, mbikëqyrjen dhe sanksionet. Produktet janë: drithërat, gruri, buka, orizi, vaji ushqimor, luledielli, qumështi, vezë, sheqeri, produktet higjienës dhe druri”, tha ajo.

Sipas saj ka shtete të rajonit, që kanë miratuar këtë lloj të ligjit, si është edhe Shqipëria që ka bërë ligj për disa produkte.

Edhe Mimoza Kusari nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, tha se qëllimi kryesor është i këtij ligji është ruajtja e qytetarëve dhe konsumatorëve.

“Në këtë proces është i nevojshëm mekanizmi ligjor dhe në raste të caktuara të vë kontroll”, tha ajo. Sipas saj është e domosdoshme ndërhyrja dhe marrja e masave të tilla.

Ndërsa në emër të Grupit të Parlamentar të PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar këtë projektligj tha se ky projektligj nuk ka afat. “Ky ligj nuk ka as fillim dhe as mbarim. Sa zgjat ky projektligji. Kush është komisioni me kompetenca ekzekutive. Në draftligj thuhet se krijohet nga Ministria”, tha Shala. Sipas tij është rrezik që ky ligj të miratohet dhe të fillojë të implementohet.

Ndërsa në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami tha se Kosova është vend me ekonomi të lirë të tregut dhe çmimet rregullohen në bazë të kërkesës dhe ofertës. “Me këto iniciativa ligjore ju po ricikloni sisteme të kaluara”, theksoi ajo. Sipas saj ky projektligj nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

 

Ndërkaq në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deputeti Pal Lekaj, vlerësoi se Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër tregut. “Ky Projektligj dëmton kompanitë prodhuese në Kosovë, nene dhe amendamente të caktuara dëmtojnë ekonominë e lirë dhe dëmton demokracinë në Kosovë”, theksoi ai.

Sipas tij AAK, kërkon largimin e TVSH-së, për produktet bazë sesa në këtë formë sipas e sjellë në Kuvend, Qeveria e Kosovës. Lekaj bëri me dije se AAK do të votoj kundër këtij projektligji.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit