8.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Hajredin Kuçi: Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e fundit. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të ndërtohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës. Por, nëse krijohet situata për të shkuar në zgjedhje, ai ka thënë se PDK është e gatshme t’i hyjë këtij procesi edhe një herë.

Përveç Vetëvendosjes dhe AKR-së, të cilat janë të gatshme për zgjedhje, asnjë nga subjektet tjera nuk është duke menduar për to. Zgjedhjet, sipas këtyre të fundit, shihen vetëm si zgjidhja e fundit. PDK dhe blloku paszgjedhor, aktualisht janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më pas me krijimin e institucioneve.

Ndërsa deklarata e mëhershme e bllokut se do të konkurrojë me një listë të përbashkët nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, tashmë është e kaluar. Në një prononcim për gazetën, Hajredin Kuçi nga PDK, ka thënë se janë duke punuar që të ndërtojnë institucione të qëndrueshme legjitime sipas Kushtetutës, dhe se zgjedhjet janë zgjidhje e fundit.

“Ne punojmë qe të ndërtojmë institucione të qëndrueshme legjitime dhe sipas Kushtetutës. E gjithë kjo duhet të jetë në dobi të vendit dhe qytetarëve. Nëse zgjedhjet imponohen si zgjidhje, atëherë edhe në atë proces marrim pjesë, por kjo do të duhej të ishte zgjidhje e fundit”, ka thënë Kuçi. I pyetur për mundësinë e koalicionit më Aleancën Kosova e Re, nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, Kuçi ka thënë se ende nuk është diskutuar për këtë çështje

Më Shumë

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Lajmet e Fundit