13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Haksuka: Lushaj iu bashkua bashkëqeverisjes, u dakorduam të vazhdojmë bashkëpunimin për Prizrenin

Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj po mbështet kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

Haskuka ka publikuar një fotografi duke thënë se janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që Prizreni mos të ketë “kthim mbrapa”.

“Kandidati i pavarur, Milazim Lushaj iu bashkua #bashkëqeverisjes më shumë për Prizrenin. Nga Lushaj mora mbështetje të sinqertë dhe u dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin, në mënyrë që Prizreni mos të ketë ‘kthim mbrapa’, e të ecë drejt projekteve që do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqytet të zhvillimit e të prodhimit!”, ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

Në pikën kufitare Vërmicë, zyrtarët e doganorë kanë parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së...

Lajmet e Fundit