5.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Haliti: I kam lutur Thaçin dhe Krasniqin të merren vesh

Xhavit halitiNënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej njerëzve më të fuqishëm në PDK, Xhavit Haliti, në një intervistë për emisionin “Argument Plus” të RTV21, tha se gjatë kësaj kohe i ka lutur Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin që të ulen dhe të merren vesh.

Haliti tha se zyrtarisht nuk ka qenë ndërmjetësues megjithëse e ka luajtur një rol të tillë.

“Mund të them që unë i kam lutur të dyja palët edhe Jakupin e kam lutur i kam thënë hajde në mbledhjet e partisë edhe Hashimin e kam lut, merru vesh me ta. Kjo është ajo që unë mendoj se e kam pasur obligim si mik i të dyve” , tha Haliti.

Por, sipas Halitit bashkimi i tyre tash për tash është i pamundshëm.

“Deri sot nuk kam parë ndonjë lëvizje që çon në një lëvizje pozitive për t’u rikthyer në PDK Jakupi dhe Fatmiri. Unë e shoh bashkimin në politikë pak më vonë”, u shpreh më tej Haliti.

Por, Haliti thotë se praktika e deritashme e ndarjeve partiake ka treguar që ata që janë ndarë dhe kanë krijuar partitë e tyre nuk kanë arritur të kenë sukses dhe disa prej tyre kanë mbetur jashtë skenës politike.

“Unë nuk mund të them që nuk do të marrë vota një lider, ose një njeri që ka qenë i dyti, ose i treti më i votuar në parti,por nga praktikat e partive që janë ndarë nga partia mëmë, të themi gjithmonë kanë ngelur prapa”, tha Haliti.

Haliti në intervistën për RTV21 ka folur edhe për shumë çështje të tjera, siç janë edhe vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Më Shumë

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit

Bashkimi i Prizrenit e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, duke triumfuar me shifrat 72:81 në kuadër të...

Dorëheqje në LDK-në e Prizrenit: Sadik Memaj largohet nga funksionet, kritikon mënyrën e vendimmarrjes

Kryetari i Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij...

Lajmet e Fundit