Haliti i nervozuar me Nait Hasanin: Ku po shkon, s’ke meditje

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për ditën e martë në orën 10:00. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Në seancë e cila u tha se do të mbahet të martën, pritet të shqyrtohen – pika e dymbëdhjetë e rendit të ditës, pika e nëntë e rendit të ditës dhe pika e dhjetë e rendit të ditës.

Gjatë përmbylljes së seancës së sotme, Haliti pati një debat të nxehtë me deputetin, Nait Hasani të cilit ia tërhoqi vërejtjen se nëse shkon komisioni, atëherë nuk ka për të marrë asnjë beneficion.

“Ku Nait, s’ka – nëse Komisioni Verifikues shkon atëherë nuk ka me e marrë asnjë benificion dhe ka me u penalizu me mëditje. Na kemi seancë, nuk na intereson asnjë sen tjetër. Qekjo osht puna jonë,” ka thënë Haliti gjatë përmbylljes së seancës e cila ka nisur sot në orën 11:00.

 

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit