2.2 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Haliti: T’i dëgjojmë këshillat e miqve për Specialen

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, u ka bërë thirrje deputetëve të subjektit të tij politik, atyre që kanë votuar kundër Gjykatës Speciale, t’i dëgjojnë këshillat e miqve të Kosovës sa i përket themelimit të kësaj gjykate.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Haliti ka thënë se reagimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë për ta themeluar sa më shpejt Gjykatën Speciale nuk është presion, por këshillë miqësore. Ai ka bërë me dije se ka biseduar me kolegët deputetë nga partia e tij, të cilët nuk e kanë votuar Gjykatën Speciale dhe beson se deputetët do të duhej të votojnë në përputhje me vendimet që ka marrë partia, në këtë rast edhe me vendimin që ka marrë Kryesia e PDK-së për Gjykatën Speciale.

“Secili nga deputetët e PDK-së e di vendimin unanim të kryesisë së partisë. Kam besuar dhe prapë besoj se do të duhej që deputetët të votojnë në përputhje me vendimin e kryesisë së PDK-së. Shpresoj që gjatë këtyre ditëve do të ketë një angazhim më të madh në këtë drejtim, meqenëse edhe deklarimet e shteteve me të cilat kemi interesa të përbashkëta duhet të veprojnë në drejtim të asaj, që edhe ata (deputetë) që nuk e kanë votuar, ta votojnë”, ka thënë Haliti.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se deputetët po votojnë ligje sipas standardeve të BE-së, atëherë edhe në këtë rast duhet të veprojnë si evropianë dhe t’i besojnë drejtësisë.

“Vetë fakti që ne po miratojmë ligje në përputhje me legjislacionin e BE-së, do të thotë se jemi dakord të jemi pjesë e këtij institucioni dhe në qoftë se është kështu, atëherë duhet të sillemi dhe të veprojmë si evropianë, ku drejtësia e ka fjalën kryesore sa iu përket çështjeve të kontestuara”, është shprehur Haliti.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është mirë që çështjen e Gjykatës Speciale ta përfundojë para pushimeve verore, në mënyrë që mos t’u japim shans përgatitjeve për ta futur këtë çështje në Këshillin e Sigurimit në muajin shtator, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së fillon punimet./Epoka e re/

Më Shumë

Krijimi

Enver Sulaj Le të bëhet dritë Mal Ujë -tha, Ati ynë! Le të bëhet edhe njeriu - njeri... Pas çdo fjale Një pjesë trupi mori jetë. Ti A ishe baltë në sy Apo shkrepëtimë...

Eksperti i komunikacionit: Të gjurmohen shoferët që kanë shumë dënime në trafik

Eksperti i komunikacionit, Halil Halili, ka vlerësuar se një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovë është mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore. ‘’Shkaqet...

Lajmet e Fundit