-0.3 C
Prizren
E diel, 29 Dhjetor, 2024

Halitjaha thotë se nuk ka pas polici ushtarake në Zonën e Pashtrikut në vitin 1998

Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij në Hagë, përpara trupit gjykues në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se në Zonën e Pashtrikut nuk ka pasur polici ushtarake më 1998.

“Nuk ka pas polici ushtarake, unë nuk e di që ka pas”, tha dëshmitari Sadik Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarata e këtij dëshmitari erdhi pasi gjyqtari Guénawl Mettraux i prezantoi atij një kumtesë me numër 4 që pretendohej se kishte dal na drejtoria e Policisë Ushtarake më 1 nëntor 1998, e cila kishte të bënte me arrestimin e dy veprimtarëve të LDK-së, Cen Desku dhe Jakup Kastrati.

“Teorikisht nuk ma rrokë ajo që mund të ketë ndodhë me pas drejtori të policisë në këtë kohë, por me vonë po, por në këtë unë nuk e di që ka pas. Ndoshta dikush e ka bërë në emër të policisë me e frikësu dikë apo me ndiku diçka. Realisht nuk ekziston”, tha Sadik Halitjaha, tha dëshmitari Halitjaha.

Ai tha se lidhur me arrestimin e këtyre dy veprimtarëve nuk ka pasur dijeni asnjëherë.

“Dijeni s’kam pas asnjëherë. Duket Remzi Hoxha kam degju diçka në një proces gjyqësor në Prizren si emër po me kujtohet se kurgja nuk kam ditë në atë kohë”, tha dëshmitari.

Ndërsa për këtë komunikatë, dëshmitari thotë se mund të është bërë nga dikush pa vetëdije ose me qëllim të frikësimit të dikujt.


Halitjaha në Speciale: Ka pasur më shumë se një person me nofkën ‘Luli’ gjatë kohës së luftës

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Sadik Halitjaha, ka thënë se persona që kanë pasur nofkën “Luli” kanë qenë më shumë së një.

Duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues përmes, gjyqtarit Christopher Barthe, Halitjaha, ka thënë se vetëm në zonën e tij kanë qenë më shumë se një person me nofkën “Luli”.

“Në zonën time ka pasur Luli një e më shumë. Plus ka pas edhe në zonat e tjera me pseudonimin Luli”, ka thënë Halitjaha

Dëshmitari ka thënë se një person me nofkë të tillë nuk e din që ka pasur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

 

Halitjaha ka thënë se persona me nofkën “Luli” ka pasur edhe në zonën e Pashtrikut, Zonën e Drenicës dhe në zonat e tjera.

“Të njëjtën nofkë ka pas edhe në zonë të Pashtrikut edhe në Drenicë me nofkën Luli. Nuk e di emrat se kush kanë qenë se nofkën e dinë, por emrat jo”, ka thënë dëshmitari Sadik Halitjaha.

Ndërsa në fillim të vitit 1999, dëshmitari ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin për çfarë edhe ka konkluduar se ndodhej jashtë Kosovës.

“Gjatë kësaj kohe nuk e kam parë z. Veselin dhe kam ardhur në përfundim se ai ndodhej jashtë Kosovës”, ka thënë Halitjaha.

Për shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari ka thënë se ka qenë në Kleçkë mirëpo ka lëvizur edhe në vende të tjera.

“Shtabi në Kleçkë, selia e shtabit se anëtarët nuk kanë qenë. Ka lëvizë gjithmonë. Ka qenë në Divjak, në Kleçkë se ka lëvizë shtabi në disa vende”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se gjyqtari Fergal Gaynor për shkak të problemeve me transportin është i pranishëm në seancë përmes video-lidhjes, e cila herë pas here është duke paraqitur probleme teknike. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura

Moti sot po vazhdon të jetë i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se...

Arrestohet një person në Vërmicë nën dyshimini për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet për dhënie ryshfeti. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit