18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Hapen pikat kufitare në Serbi për kosovarët

Pika kufitare me Serbine per kosovaretSot hyn në fuqi marrëveshja për hapjen e pikë kalimeve kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transit nëpër Serbi për në vendet e treta.

Në një njoftim për media thuhet se zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pas takimeve të sotme në Bruksel, njofton se nga sot do të hyjë në fuqi marrëveshja.

Këto pikë kalime kufitare janë: pika kufitare në Sid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, pika kufitare Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, pika kufitare Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë dhe pika kufitare Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe Aeroporti i Nishit.

Ndërsa, prej datës 22 shtator 2014 bashkatdhetarët me nënshtetësi të Kosovës tashmë mund të shfrytëzojnë edhe Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” për udhëtime transiti.

Për këtë marrëveshje kabineti i Zëvendëskryeministrja Tahiri i ka njoftuar zyrtarisht edhe të gjitha ministritë relevante në mënyrë që kjo marrëveshje që lehtëson më tej lëvizjen e lirë të shfrytëzohet sa më mirë nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora.

Më Shumë

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

Lajmet e Fundit