7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Hapësira e shtatores së dëshmorit Xhevat Berisha, shndërrohet në vendparking të biçikletave!(Foto)

Shtatorja e dëshmorit të kombit Xhevat Berisha është shndërruar në vendparking për biçikletat e vizitorëve të sheshit “Shatërvan” të Prizrenit.

Rastet janë shtuar sidomos gjatë ditëve të fundit. Vizitorët për të siguruar biçikletat e tyre i lidhin për rrethojë të shtatores së dëshmorit, Xhevat Berisha.

Qytetarët shprehen të revoltuar me këtë veprim të vizitorëve. Ata thonë se dëshmorët e kombit duhet të respektohen e jo të nënçmohen,shkruan “PrizrenPress”.

Xhafer Halit thotë se institucionet nuk duhet të lejojnë që hapësira e shtatores e Xhevat Berishës, të shndërrohet në vendparking për biçikleta.

“Nuk duhet të lejohet që shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha të përdoret për bicikleta”, shprehet ai.

Ai, kërkon nga shoqatat e dala nga lufta që të reagojnë ndaj këtij fenomeni./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lajmet e Fundit