Momenti i vështir i Skënder Susurit

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ka treguar momentin më të vështirë të punës së tij.

“Kemi pas një konkurs me kohe të caktuar në shkollën “Emin Duraku”. Në këtë konkurs kanë aplikuar 50 kandidatë, ku 20 prej tyre i janë nënshtruar intervistës me gojë.

“Kur i kam pyetur anëtarët e Komisionit se cili është suksesi i tyre, ata më janë përgjigjur se “cilindo që do ta pranojmë nuk gabojmë, por edhe cilindo prej tyre që se marrim i kemi hyrë ne hak’ ”, tha Susuri për TVPZ.

“Unë kur dal në korridor dhe shoh 30 apo 40 vajza dhe djem duke prit në radhë, për mu ky është momenti më i vështirë në jetë”.

Susuri tha se të rinjtë e Prizrenit kanë përgatitje të shkëlqyeshme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit