13.8 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Hapet zyrtarisht pika kufitare në Vërmicë

Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e Covid-19.

Pas mbledhjes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë, njofton Klan Kosova.

Një ndër vendimet e shumta që janë ndërmarrë dje ka qenë edhe hapja e kufijve tokësorë.

“Më datën 13 mars e patëm marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë tokësorë”.

Sot zyrtarisht është bërë hapja e pikës kufitare në Vermicë.

Kurti ka bërë të ditur se personat të cilët qarkullojnë nëpër pika kufitare janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në Piranë të Prizrenit dhe dëmtoi kamerën e fqinjit

Është arrestuar i dyshuari D.B., rreth 37-vjeçar, i cili pasditen e djeshme në fshatin Piranë të Prizrenit kishte shtënë me armë zjarri drejt pronës...

Detaje shtesë nga policia për arrestimet në Prizren/Pesë persona të arrestuar për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje shtesë lidhur me një aksion të zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Prizrenit, ku...

Lajmet e Fundit