19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Totaj promovon Ujëvarën e Korishës: Ju ftoj ta vizitoni këtë margaritar turistik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpërndarë pamje nga Ujëvara e Korishës, pas përfundimit të investimeve të realizuara në këtë pikë natyrore me potencial të lartë turistik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Totaj theksoi rëndësinë e këtyre ndërhyrjeve në përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes në zonë, duke e cilësuar këtë vend si një nga destinacionet më tërheqëse për banorët lokalë dhe vizitorët.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Përshëndetje nga Ujëvara e Korishës, ku pas investimeve të bëra në këtë pikë turistike, është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara të banorëve të zonës dhe vizitorëve, sidomos gjatë vikendeve, duke ofruar një ambient të përsosur për relaks dhe piknik. Ju ftoj ta vizitoni këtë margaritar turistik dhe ta shijoni bukurinë e tij natyrore!”, shkroi Totaj.

Komuna e Prizrenit ka qenë aktive në promovimin e turizmit lokal, duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e mjedisit në zonat me vlera të veçanta natyrore, siç janë edhe Ujëvarat e Korishës.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit