Haradinaj dekoron me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet“, sheh Xhemajli Shehun

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, sheh Xhemajli Shehut për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare.

Njoftimin e ka bërë publik vetë Ramush Haradinaj në profilin e tij, raporton PrizrenPress.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare, Sheh Xhemajli Shehut.

Prijësit fetarë ishin pranë popullit në periudhat më të rëndësishme historike. Mësimet e këshillat e tyre, ishin motivim edhe për gjeneratën e UÇK-së, që solli lirinë.

Sheh Xhemajlin e falënderoj për mikpritjen!

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit