2.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Haradinaj fton qytetarët t’i bashkohen AAK-së

AAK-ja nuk u themelua për qëllime episodike, as për një ditë, por për të jetuar aq sa do të jetojnë edhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për shtet ligjor, demokratik e me zhvillim ekonomik.

Kështu ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në shënimin e 15-vjetorit të themelimit të partisë që ai drejton.

“Sot prej neve që bëmë 15 vjet jetë së bashku, prej atyre që u bashkuan në këtë rrugëtim tonë, i ftoj qytetarët e Kosovës të na bashkohen. Aleanca është e tyre, do të jetë gjithnjë. Aleanca e ka vërtetuar se nuk është themeluar për qëllime episodike, përkohshme, një ditore, por për të jetuar me Kosovën aq sa jetojnë përpjekjet e qytetarëve për shtet ligjor, demokraci e zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Derisa, në 15-vjetorin e themelimit të AAK-së, ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e dy partive tjera opozitare, Vetëvendosje!-s dhe Nismës për Kosovën.

Haradinaj para të pranishmëve ka falënderuar secilën dhe secilin që ishte dhe është pjesë e aleancës në rrugëtimin e përbashkët në këto 15 vjet. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë shumë nevojë edhe për AAK-në, edhe për të tjerët që punojnë për demokraci e zhvillim.

Më Shumë

Ortekët bllokojnë rrugën Qafë Thore–Theth, ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, përgjatë këtij aksi.  Lajmi është bërë i ditur...

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit