Pezullohet nga puna arsimtari i dhunshëm nga Vraniqi

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i ka anuluar marrëdhënien e punës arsimtarit Eqrem Buzhala nga Fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.

Zëdhënësja e kësaj Ministrie Besa Bytyqi konfirmoi për KALLXO.com se vendimi është marrë pas publikimit të lajmit në këtë medium.

“Pas raportimit tuaj, ministri ka kërkuar nga Departamenti i Inspeksionit ta shqyrtojë rastin, dhe departamenti e ka marrë vendimin në bazë të të gjeturave dhe ligjit që ia lejon inspektoriatit”, tha Bytyqi.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e MASHT-it në të cilin thuhet se obligohet Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë t’i ndërpresë marrëdhënien e punës arsimtarit Eqrem Buzhala.

“Konstatohet se mësimdhënësi Eqrem Buzhala në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq komuna e Suharekës, më datë 24 mars 2015 ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësje të klasës së shtatë, gjatë orës së historisë pasi që nxënësja nuk ishte e kënaqur me vlerësimin-notimin e mësimdhënësit”, thuhet në vendim.

Vendimi  MASHT per Eqrem Buzhala

Muajin e kaluar, trembëdhjetëvjeçarja e rrahur tregoi për KALLXO.com se si më 24 mars arsimtari ushtroi dhunë fizike ndaj saj në prani të nxënësve tjerë./Kallxo.com/

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit