31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Haradinaj: Isa Mustafa duhet ta korrigjojë gabimin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se opozita nuk ka asnjë rrugë përpos që ta pamundësojë futjen në zbatim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Ai tha se nëse këto marrëveshje hyjnë në zbatim tani, atëherë Kosova nuk më nuk do të ketë fuqi as t’i korrigjojë e as t’i shfuqizojë ato.

“Ne, si opozitë, nuk do të mund të pajtohemi asnjëherë, që kushdo qoftë ta godas kaq rëndë shtetin dhe territorin e Kosovës. Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet ta korrigjojë gabimin e tij, sepse kjo është në interes të shtetit ku ai është kryeministër. Prandaj ftoj atë dhe partnerët ndërkombëtarë që ta kuptojnë shqetësimin tonë dhe t’i rishikojnë këto marrëveshje”, tha Haradinaj.

Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë asociacionin e tyre, por ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës.

“Çdo zgjidhje tjetër, është jo demokratike dhe e papranueshme. Sa i përket demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, jemi përcaktuar që kufiri të jetë atje ku ka qenë gjithnjë. Nuk e duam tokën e askujt dhe nuk jemi të gatshëm ta falim tokën tonë. Vetëm një zgjidhje e tillë është garancë e një fqinjësie të mirë me Malin e Zi. Keto çështje janë jetike për Kosovën dhe unë i ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në Kosovë dhe jashtë saj, që të vihen në anën e së drejtës, e jo të mbështesin zgjidhje të improvizuara me pasoja të pariparueshme”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Kudus pritet t’i bashkohet Chelsea në një shkëmbim të bujshëm

Mesfushori sulmues i West Hamit, Mohammed Kudus, është i hapur për të gjetur një klub të ri këtë verë, raporton Sky Sports. Reprezentuesi i Ganës...

Zhduket një grua në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua është zhdukur në Rahovec. Sipas policisë, e njëjta ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për...

Lajmet e Fundit