2.5 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Haradinaj: Isa Mustafa nuk është për kryeministër

Ramush Haradinaj 1Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Isa Mustafa nuk është personi adekuat për të qeverisur me vendin.

“Kryetari i LDK-së, kryeministri tash i Kosovës nuk është adekuat për këtë punë. Unë e kam thanë pa të keqe të ndonjë motivi personal ose çfarëdo tjetër, partiak apo karrierës, apo të zhelozisë por nuk është detyrë për të, nuk është për atë punë. Pra ai ka bërë një gabim që ka marrë një punë të tillë”, tha Haradinaj në ‘Zona B’ të Klan Kosovës.

I pari i AAK-së, ka thënë se ka punuar shumë për mobilizimin e qytetarëve në dy protestat e mbajtura në kryeqytet.

“Kum punu me zemër me shpirt për protestën edhe të shtunës edhe të martës. Kum mobilizu aq sa kam mbërri. Gjithë potenciali i Aleancës ka qenë për protestë”, është shprehur ai.

Njëra nga arsyet e këtij angazhimi sipas Haradinajt ishte shkarkimi i Ministrit Aleksandër Jabllanoviq që sipas tij fyu rëndë nënat e krejt Kosovës.

“Është e pamujshme me pa trend pozitiv me këtë konstalacion me z.Isa Mustafa Kryeministër.

Haradinaj nuk e fsheh qëndrimin e tij për largimin e kësaj Qeverie dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme gjatë këtij viti.

“Unë jam i përcaktua me e larguar këtë pushtet. Asnjëherë se fsheh, jam parti politike opozitare, edhe me presion qytetarë kam dëshirë që këta me shkua”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së u zotua për reforma në parti që në zgjedhjet e ardhshme kjo parti të jetë sa më e përgatitur.

Më Shumë

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Vdes 44-vjeçari nga Prizreni, kishte rënë nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga lartësia, mëson Klan Kosova. Sipas burimeve të Klanit, burri ishte...

Lajmet e Fundit