Haradinaj: Kam sakrifikuar çdo gjë për ndryshim

Ramush haradinaj ne zgjedhje

(E plotësuar) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka bërë shumë për ndryshimin e rrethanave politike në vend. Ai thotë se ka qëndruar me vendosmëri kujdestar për shumicën LVAN.

Sa i përket kryeministrit të ri, Isa Mustafa, Haradinaj ka thënë se nuk beson në punën e tij. Kjo, sipas tij, jo për shkak të personit, por për shkak të mënyrës së qeverisjes.

Ai në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se sikur qeverisjen e vendit ta merrte LVAN-i, do të ishte më mirë.

“Populli me një gjendje të tillë, si shtet i ri, me një kryeministër si Mustafa nuk do të funksionojë”, u shpreh ai.

“Qëllimi ka qenë vërtetë në ndryshim, veprime të guximshme, dinamika të ndryshme. Kam pasur ndërmend ta marr ndihmën e këshillën e secilit, qoftë vendor apo ndërkombëtar”, shpalosi Haradinaj.

Ai nuk deshi të komentojë për fjalët e atyre që e bënë bashkë koalicionin LVAN, por siguroi se aty ku ai thotë ‘po’, e mban fjalën.

“Kam sakrifikuar çdo gjë për ndryshim. Gjithmonë kom kujdestaruar për shumicën 63”.

I pyetur se a e ka uruar Isa Mustafën për postin e kryeministrit, Haradinaj e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, nuk kam menduar se është detyrë e imja”, ka thënë ai.

Si parti opozitare, ai tha se do t’i kryejnë detyrat e shtëpisë e do ta detyrojnë qeverinë të japë llogari për çdo veprim.

 

Haradinaj: Shkelësit e ligjit nuk do të kenë vend në AAK

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se partia e tij do të “pastrohet nga të gjithë personat me veprimtari të dyshimtë”.

Në emisionin “Debat” të RTK’së, Haradinaj ka thënë se “kriminelët nuk do të mund të veprojnë brenda AAK’së e as në emër të saj”.

“Është një moment i duhur dhe i domosdoshëm që AAK të shkojë me reformë dhe nëse shkon, të nxjerrë parime se çka pret. Nuk presim që dikush që është i përfshirë në aktivitete të tilla, që është shkelës i ligjit, të gjejë hapësirë në AAK. Po shkojmë në zgjedhje me disa obligime”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK nuk pret që nga këto zgjedhje, në asnjë variant që shkelësit e ligjit të jenë pjesë e Aleancës.

Ai ka thënë se ky do të jetë një mesazh i qartë për vetë AAK’në.

“Nuk guxon në strukturën e AAK’së me u zgjedhë askush që është shkelës i ligjit”.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit