Haradinaj kërkon nga Jahjaga të shpallë zgjedhjet nacionale

Ramush Haradinaj 1Zhvillimet e fundit në skenën politike dhe kolapsi institucional i krijuar në vend, kanë shtyrë liderin e Aleancës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinjan, që t’i shkruajë letër presidentes Atifete Jahjaga, nga e cila ka kërkuar që të shpallë sa më parë zgjedhjet nacionale.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës, AAK vlerëson se Kosova pashmangshëm është duke shkuar drejt paralizimit të plotë të jetës institucionale. Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kanë luksin që për shkak të humbjes së shumicës parlamentare të koalicionit qeverisës, të përjetojnë kolapsin institucional i cili tanimë është realitet”, thuhet në letrën që i ka shkruar Hardinaj presidentes Jahjaga.

“Si presidente e Republikës së Kosovës dhe si faktor uniteti, ju ftoj që të filloni dialogun e menjëhershëm me subjektet politike në mënyrë që në Kosovë të shpallen zgjedhjet parlamentare si përgjigje ndaj situatës së krijuar në vend”, thuhet në letër.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit