OSBE mund t’i organizoj zgjedhjet serbe në Kosovë

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Beogradi nuk do të mund të organizoj zgjedhje në Kosovë, në zonat me shumicë serbe. Por, i pari i qeverisë tha se, institucionet ndërkombëtare si OSBE-ja, mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Edhe në të kaluarën edhe tash, Beogradi nuk do të mund të organizoj zgjedhje në Kosovë. Por qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e tyre të dyshtetësisë dhe mund të marrin pjesë dhe mund të votojnë në ndonjë proces elektoral kështu që zgjedhjet mund të organizohen nga ndonjë mekanizëm ndërkombëtar siç është OSBE-ja, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës. Pra do të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e drejta e dyshtetësisë, por jo organizimi i zgjedhjeve nga Beogradi në Kosovë”, ka thënë Thaçi për ‘Zërin e Amerikës’.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, do të mbahen më 16 mars.

Thaçi beson, se, zgjedhjet serbe, nuk do të ndikojnë në dialogun për normalizim marrëdhëniesh, mes Kosovës dhe Serbisë dhe se, dialogu do të vazhdojë.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit