2.2 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Haradinaj kujton luftëtarët që u flijuan në fund të janarit të vitit 1999

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e fundit të janarit të vitit 1999.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij, ka thënë se ato ishin ditë të rënda për luftën çlirimtare.

“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare.

Haradinaj theksoi se ato ditë u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë në vijat e frontit, të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë që të sjellin armët e lirisë.

“Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rogovën e Hasit.  Do të kujtojmë me dhembje e krenari, emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, ka shkruar ai.

Haradinaj u shpreh se sa herë që rrëfehet heroizmi i tyre, kujtohen betejat, Ura në Bishtazhin, Ujzin, si edhe Godenin e Rogovën e Hasit.

Ai kujton edhe flijimin e Rrustem Morinës me djemtë Selmanin, Muhametin e Nustretin, Ibrahim Kryeziun, Xhevdet Berishën, Zymber Shalën, Adem edhe Rifat Shalën.

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Lajmet e Fundit