Haradinaj: Nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë, bombardohet Beogradi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka analogji mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se megjithatë sheh një mos reagim të bashkësisë ndërkombëtare në Ukrainë, ashtu siç ishin vonuar për të ndërhyrë në Kosovë.

I pari i AAK-së thotë se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit por sipas tij s’ka fare prezencë në Kosovë.

Haradinaj thotë se Vuçiq dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.

“Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bënë këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ia gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ia gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtarë serb të shkel në territorin e Kosovës. E  di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikurse në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaftë mire. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës do të bombardohet Beogradi. Beogradi jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj.

Ish-kryeministri thotë se Vuçiq i di vijat e kuqe në raport me Kosovën.

“Ne duhet të bëjmë punët tona. Por, Serbia e di se Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë e tjerëve”, deklaroi tutje Haradinaj

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit