19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Haradinaj nga Bashkësia Islame në Prizren, reagon për debatin rret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në Prizren, ka qëndruar edhe në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren nga ku ka reaguar për debatin që nisi ditën e djeshme, që ndodhi në një shkollë në Gjakovë, rreth vendosjes së shenjës se ndalohet shamia, duke e konsideruar vendosjen e shenjave të tilla si të panevojshme.

“Dua të dërgoj edhe një porosi. Ne jemi një. Një komb një vlerë, nuk ndahemi. Kur them nuk ndahemi, do të dimë mos me ra në gracka dhe debate të panevojshme. Ju e patë se si ndodhi një debat për simbolet dhe gjërat e lejuara apo të palejuara në shkolla. Të ju them të drejtën ajo shenjë ishte e panevojshme në një shkollë. Ajo çështje do të duhej të trajtohet në kanalet e veta zyrtare dhe administrative, pra në vijën institucionale.  Po jo të nxisim debate që se kanë kohën edhe vendin dhe të lëndojmë ndjenjat e ndërsjellta”, tha Haradinaj, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Më Shumë

Kurti kujton masakrën e Lubizhdës së Hasit: 27 vjet nga krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, një nga krimet e rënda të kryera gjatë luftës...

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni...

Lajmet e Fundit