23.6 C
Prizren
E premte, 2 Maj, 2025

Haradinaj: Protestën s’kemi thirrur të thejmë xhama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se protesta e shtunës së ardhshme do të përkrahet nga qytetarët dhe se ajo nuk është thirrur për të thyer xhama por për ta ndryshuar situatën. Kurse, Qeveria mund ta kundërshtojë protestën me ndonjë rezultat.
Haradinaj tha se protesta është tregu si instrument i dobishëm si në rastin e shkarkimit të një ministri ashtu edhe për Trepçën.

“Protesta mund të ndihmon në uljen e çmimit të energjisë elektrike, në temat që kanë të bëjnë me informimin e qytetarëve, pra që të ketë një ekuilibër në informim. Shihni ky ka ardhur nga Brukseli dhe thotë se duhet t’i shohim dy palët. Neve nuk na jepet mundësi për zërin alternativ. P.sh. në televizionin publik është shumë e reduktuar, pastaj edhe të temave tjera. Ne besojmë që do të ketë përkrahje, nuk është protesta diçka që i bën dëm Kosovës dhe nuk thirret protesta me thye xhama, pra protesta është t’i arrijmë qëllimet që i kemi nxjerr “, ka thënë Haradinaj.

Kurse, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Mustafa, i cili ka thënë se nuk merret pushteti me protesta por me vota, Haradinaj tha se kjo është një thënie e vjetet e Mustafës.

“Ajo që është me rëndësi, edhe ai edhe kolegët e tij në Qeveri, kish qenë mirë me kundërshtu protestën me ndonjë rezultat që kanë arrit në qeverisje, pra nuk mjafton kjo që ke marr votën sepse atë vonë e ke marr me përfundu disa punë, ta zëmë me i rritë pagat që është premtu, me hap vende të punës me ç’kapë shtetin, me ndal korrupsionin, pra është gabim kryeministri sepse edhe ne kemi marr vota“, ka thënë ai.

Haradinaj i bëri këto komente pas takimit me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland dhe shefin e KAS-it në Kosovë, Johanes Ray, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet aktuale dhe qëndrimet e Aleancës për këto zhvillime.

Ai tha se shumica e shumica e mendimeve të njerëzve nga Evropa nuk janë të kompletuara, pasi ende kanë perceptimin e disa viteve më parë.

“Ka ende shumë gjëra për t’u bërë dhe është ende rrugë e gjatë. Me shumë gjasë ju dhe njerëzit tuaj kanë nevojë për pasion dhe kurajë, kurajë për të bërë gjëra të reja por edhe pasionin që politikat në situatat e vështira nuk mund të ndryshojnë me një shkrepje të gishtit “, ka thënë ai.

Ndërkohë, Haradinaj ua përcolli vizionin AAK-së për Kosovën shtet të së drejtës, përkushtimin për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, për zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në familjen evropiane.

Më Shumë

KKSB-ja në Dragash kundërshton AROG FEST-in: Rrezik për ndjeshmërinë kombëtare dhe harmoninë sociale

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Dragashit ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mbajtjes së manifestimit AROG FEST, i cili është planifikuar...

Policja në Prizren vetëplagoset me armë zjarri

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta. Policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar...

Beteja e katërt

Lajmet e Fundit