10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Haradinaj: Qytetarët e Prizrenit nuk janë të kënaqur me qeverisjen e VV-së

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës. Thotë se AAK i ka votuesit e saj besnik dhe në zgjedhjet e ardhshme pretendojnë të dalin në mesin e partive të para.

Ish-kryeministri Haradinaj thotë se pavarësisht fitores së VV’së në Podujevë ka edhe qytetarë që nuk janë të kënaqur nga puna e VV’së. Këtu ai ka marrë shembullin e komunës së Prizrenit, e cila qeveriset nga Mytaher Haskuka.

“Lëvizja Vetëvendosje qeverisë në Prizren edhe janë të kënaqur qytetarët me këtë qeverisje të VV’së”, tha Haradinaj për OraNews.

“Ne qeverisim si Aleancë në shtatë komuna të Kosovës dhe matjet flasin se jemi mirë, pra që kanë besim qytetarët në ne”, theksoi ai.

“Aleanca në zgjedhjet që vijnë nuk hyn më vetëm sa për të marrë pjesë, por hyn më ndërtuar me i fitu zgjedhjet. Pra do të jemi një nga fitueset e zgjedhjeve që vijnë”, shtoi Haradinaj.

Më Shumë

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit