20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Haradinaj: Si kryeministër, do të investojmë edhe më shumë në Rahovec

Fushata në FortesëKryetari i Rahovecit Smajl Latifaj, ka punuar shumë, puna e tij vërehet në çdo vend të Rahovecit, në qytet e fshatra, dhe kjo më bën që të kërkoj votën edhe për një mandat tjetër, është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimet e sotme në komunën e Rahovecit, me banorët e Opterushës dhe të fshatrave përreth.
Haradinaj u ka thënë banorëve të këtyre anëve se “si kryetar i Qeverisë së vendit në mandatin e ardhshëm ne do të investojmë edhe më shumë në komunën e Rahovecit dhe nuk do të bëjmë vetëm premtime milionëshe si të tjerët”.

“Ju po e vërtetoni se jeni në rrugën e drejtë, rrugë së cilës i prinë Smajl Latifi edhe për katër vitet e ardhshme” , tha Haradinaj.

Në fjalën e tij kryetari i Rahovecit dhe kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 3 nëntorit, Smajl Latifaj, ka thënë: “Ne rahovecianët po punojmë shumë që përveç kësaj fitoreje të 3 nëntorit, në vitin e ardhshëm të kemi edhe fitoren tjetër të madhe, që Ramush Haradinaj të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Në mandatin e ardhshëm kemi në plan të vazhdojmë me ndërtimin e shkollës së re, qendrën e mjekësisë familjare dhe rregullimin e shtratit të lumit”.

Më Shumë

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit