-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Haradinaj: Suhareka, shembull i mirë i realizimit të projekteve për mirëqenien e qytetarëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar për projektet zhvillimore të komunës, që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet për të cilat Haradinaj premtoi mbështetjen e Qeverisë.

“Është shumë mirë të fillojmë me parkun e qytetit, në këtë rast me shtigjet e ecjes, që janë shtigje vërtet për lakmi, të bukura, të organizuara, të rregulluara dhe të ndriçuara”, tha Haradinaj duke shtuar se  se të gjitha projektet që janë të dedikuara për banorët e Suharekës do të realizohen në bashkëpunim me komunën.

Pas takimit, i pari i Qeverisë mori pjesë në prerjen e shiritit të “Shtegut të ecjes” i cili u përurua me defilimin e biçiklistëve të kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, tha se përurimi i parkut të qytetit, “Shtigjet e ecjes”, me gjatësi 2.5 km, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Haradinaj ka vizituar dhe ka bërë nderime te parku Dëshmorët e Kombit.

Aty ai mori pjesë në përurimin e rrugës së përfunduar “N25” që lidh komunën e Suharekës me Prizrenin duke vlerësuar se Qeveria e Kosovës, është duke përmbyllur infrastrukturën rrugore si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Më pas, shefi i Qeverisë ka vizituar Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së re të eksportit, ku është pritur nga Presidenti i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, me bashkëpunëtorë.

Në fund të vizitës së tij në Suharekë, Kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Delloc-Shterpcë.

 

Më Shumë

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës, në pranga disa të dyshuar

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një...

Lajmet e Fundit